Foto “pikante” e Balotelli-Fanny

02/04/2013 20:10

Mario Balotelli dhe e dashura e tij, Fanny Neguesha, postuan në rrjetin “Instagram” një foto me të vërtetë “pikante”, në një moment intimiteti midis tyre.

Sulmuesi, i cili me kalimin tek Milani dhe lidhjen me Fanny duket se ka gjetur lumturinë, është duke përjetuar një prej momenteve më të mirë të karrierës e jetës së tij private.

22-vjeçari, baba i një vajze me Raffaella Ficco, duket se ka shkëputur të gjithë kontaktet me ish-modelen italiane, me të cilën pati një marrëdhënie të ndërlikuar, me shumë ulje ngritje.

Një moment të mirë po kalon edhe Fanny, një modele belge, e cila është vendosur për herë të parë në qendër të vëmendjes së shtypit rozë dhe jetës mondane të Milanos, pas lidhjes me SuperMarion.

Top Channel