Chris Brown: Mësova që dhuna ndaj femrës është gjë e keqe

02/04/2013 15:50

Chris Brown i është rikthyer edhe një herë tjetër vitit 2009, kur reperi rrahu partneren e tij, këngëtaren Rihanna duke thënë se është penduar.

Në një emision televiziv amerikan, këngëtari theksoi se e ka kuptuar gabimin dhe ajo që bëri nuk do të përsëritet më kurrë tani që është rikhyer sërish me këngëtaren nga Barbadosi: “Jam aq burrë sa për të pranuar se bëra një gabim që nuk do të përsëritet më. Unë dhe Rihanna e njohim njëri-tjetrin. Ajo e di që kam një zemër të mirë dhe kaq më mjafton.”

Brown zbuloi se gjatë 52 javëve këshillimi dhe rehabilitimi, ai e ka përsëritur shumë herë në mendjen e tij ngjarjen: “Shkoja çdo të hënë në këtë program këshillimi dhe gjithmonë e pyesja veten se pse e bëra diçka të tillë.”

Kur u pyet nga moderatori nëse premtonte se një incident i tillë nuk do të ndodhte kurrë më, reperi u përgjigj: “Absolutisht. E di që do të ketë gjithmonë njerëz që nuk do më falin dhe që do më shohin me sy të keq, por nuk kam çfarë të bëj.”

Top Channel