Justin Bieber, kopjuesi i Michael Jackson

01/04/2013 00:00

Justin Bieber kërkon gjithmonë e më shumë t’i ngjajë idhullit të tij, mbretit të pop-it, Michael Jackson.

Mbase nuk do e arrijë kurrë popullaritetin e këngëtarit të ndjerë, por i riu po mundohet që të paktën jashtë skene të bëjë gjithçka bënte Michael, i cili vdiq në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare.

Një burim u shpreh për ‘The Sun’: “Justin është bërë si një divë tani dhe ka shumë naze. Përveç majmunit, kërkon që të bëjë një koleksion me kafshë ekzotike, njësoj siç e ka pasur Michael Jackson.”

“Duket se kërkon të bëjë çdo gjë që ka bërë Michael në jetën e tij dhe kjo është shqetësuese duke marrë parasysh telashet që ka kaluar ai”, shtoi burimi.

Kanadezi 19-vjeçar, i cili ka pranuar para disa vitesh se kërkon të bëhet Mbreti i ri i pop-it, kopjon lëvizjet dhe veshjet e Michael Jackson gjatë koncerteve. Në nëntorin e kaluar, Bieber tha: “Unë dhe stafi frymëzohemi nga karriera e Michael Jackson. Ai ka bërë gjëra të mira dhe të këqia, por ka qenë i suksesshëm nga fillimi deri në fund.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA