Cruise, i lumtur përkrah Kurylenkos

01/04/2013 17:30

Zërat për një lidhje të mundshme midis Tom Cruise dhe bashkëprotagonistes së “Oblivion”, Olga Kurylenko, marrin edhe më shumë fuqi nga paraqitja e përbashkët e aktorëve në publik, këtë të hënë.

Cruise dhe Olga u dukën në harmoni të plotë dhe tepër të kënaqur me praninë e secilit, ndërsa pozuan së bashku për premierën e filmit.

Pas disa javësh në kontakt të vazhdueshëm, 51-vjeçari dhe aktorja ruse duken ende në sintoni të plotë midis tyre.

Tom Cruise, një prej aktorëve më të famshëm të Hollivudit, mbetet beqar që prej divorcit me Kate Holmes, më parë gjatë 2012-s.

Top Channel