”Me kremtimin solemn të Pashkëve, thellohemi në kuptimin e misterit të vdekjes e ringjalles, por edhe në kuptimin e misterit të njeriut, që përjeton në vetveteve dëshirën e thellë për jetën e amshuar dhe pamundësinë për ta arritur këtë jetë pa Zot. Krishti, shpërndau errësirën e moskuptimit, na zbulon figurën e vërtetë të Hyjit dhe të njeriut. Kjo botë nuk ka humbur çdo shpresë, kjo është bota e njeriut të shpëtuar nga dashuria që ka ngjallur birin. Të dashur vëllezër e motra, Krishti i Ringjallur ju pret të gjithëve”.

Këto ishin fjalët e shprësës dhe bekimit, që Imzot Rrok Mirdita, nga katedralia e Shën Palit, transmetoi për të gjithë besimtarë katolikë, e gjithë shqiptarët kudo ndodhen.

Ndërkohë, e diela e shenjtë e Pashkës ka ndryshuar atmosferen në kryeqytet. Besimtarë katolike kanë vijuar ritet e tyre fetare në katedralen katolike  me meshen e mesdites dhe lutjet e tyre, për sa më shumë mirësi ndërmjet tyre.

Ata janë ndalur në simboliken e Pashkeve, si ditë të ripërtëritjes së shpreses dhe besimit.

Pashkët u kremtuan mesnatën e së shtunes, ku besimtarët e krishtere kanë pritur  momentin më të rëndësishëm për ta, ringjalljen e Krishtit. Imzot Rrok Mirdita, në katedralen e Shën Palit ka bërë thirrje për forcim të besimit dhe në të Ringjallurin.

Në këtë feste Pashke, shume besimtare kane zgjedhur te kryejne ritin e pagezimit duke zyrtarizuar perfshirjen e tyre ne besimin katolik.

Pergezime dhe kungime kane vijuar edhe pergjate meshes tradicionale te te dieles se Pashkeve. Nderkohe qe kjo feste finalizohet me dreken e pashkeve ne ambinetet familjare ku ne tryeze nuk mungojne vezet e kuqe, simboli i kësaj feste.

Të dielën, liderat kryesorë të politikës dhe shtetit shprehën me radhë urimet e tyre për të gjithë besimtarët katolikë, në festën më të rëndësishme të kalendarit të festave të krishtera, urime te cilave u bashkohet edhe “Top-Channel”: “Krishti u ngjall”.

Politika uron Pashkën

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani uroi besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

“Pashkët na kujtojnë dhe na ngjallin shpresën, që aq shumë na nevojitet, për jetën dhe punët tona, për familjet dhe të ardhmen tonë. Në këtë ditë të shenjtë të Pashkës, ju uroj secilit prej jush dhe familjeve tuaja dashuri, lumturi, paqe, miqësi, kthjelltësi”, thuhet në urimi i Presidentit Nishani, në faqen zyrtare të Presidencës.

Ndërkaq, kryeministri Sali Berisha ishte në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet nga ku uroi besimtarët katolikë.

“Ju uroj gëzuar shqiptarëve këtë ditë sepse edhe ata dy dekada më parë në tërësi vendi, kombi kaloi një proces ringjalljeje. Uroj në mënyrën më të vecantë, Imzot Rrok Mirditën i cili u kthye 20 vjet më parë për t’i shërbyer vendit të tij dhe ka dhënë një kontribut historik”, uroj kryeministri Berisha.

Në emër të Partisë Socialiste, urimin me rastin e Pashkëve e dha deputeti Blendi Klosi.

“Kemi shumë ditë ku ne i urojmë njëri-tjetrit fitoren e jetës mbi vdekjen, e shpresës mbi errësirën, e rilindjes mbi zymtësinë që të jep mungesa e kushteve ekonomike, mungesa e një jete më të mirë plot shpresë. Uroj të gjithë besimtarët edhe njëherë ditë më të mira, ditë më të rilindura ditë më me shumë begati”, tha deputeti Klosi.

Besimtarët i uroi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

“Kjo shpresë e ditës së ringjalljes që përfaqëson Pashka të derdhë sa më shumë simbolikë në jetën e shumë personave që kanë nevojë për solidaritet social, për përfillje, për ndihmë në kuptimin jo vetëm institucional po nga e gjithë shoqëria. Gëzuar Pashkët!”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Top Channel