Vlorë, zhduken dy peshkatarë

29/03/2013 00:00

Dy të rinj peshkatarë në Vlorë janë zhdukur në det që prej orëve të mesnatës. Fatmir Ismaili dhe Gëzim Bashllari, të dy 25 vjeç, kanë dalë me një mjet lundrues të vogël me motor, por për shkak të detit të trazuar ata janë rrëmbyer nga rryma.

Të gjendur në vështirësi, të rinjtë u kanë kërkuar ndihmë familjarëve të tyre rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa këta të fundit kanë njoftuar policinë kufitare dhe kapitenerinë e Vlorës.

Pas kësaj ore ata nuk kanë patur asnjë kontakt me dy peshkatarët për shkak se telefonat ishin fikur.
Policia ka kontaktuar me dy të rinjtë në telefon, por për shkak të
largësisë në veri-perëndim të ishullit Sazan valët shkëputen.

Drejtori i kufirit dhe emigracionit në Vlorë, Selman Tema ka bërë me dije se në kërkim të mjetit kanë dale policia kufitare me mjetet e saj, Guardia di Finanza, si dhe roja bregdetare.

Top Channel