Swift, provokuese gjatë shfaqjes

29/03/2013 14:30

Tylor Swift nuk e njeh lodhjen, ndërsa ka nisur turin e saj amerikan, që do ta dërgojë në 29 shtete, 47 qytete dhe 66 shfaqje, brenda pak javëve të ardhshme.

Pavarësisht kalendarit të saj të ngjeshur, 22-vjeçarja, në secilën shfaqje po tregon jo vetëm zërin e saj të shkëlqyer, por edhe po rikonfirmon linjat e saj të shumëadmiruara.

Ndërsa luajti në mënyrë joshëse në kitarë, me disa shprehje domethënëse në fytyrë dhe veshjen ndjellëse, Taylor nuk e pati të vështirë të bënte për vete turmën.

Megjithatë, pavarësisht shfaqjes së lodhshme, këngëtarja gjeti kohë pas saj për t’iu dedikuar publikut të saj, duke pranuar që të firmoste autografë të shumtë për fansat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA