“Prrenjasi”, hetim nxjerrjes së sekretit

29/03/2013 00:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor ndaj grupit të hetimit që po heton Arben Prrenjasin, si dhe ndaj gazetarëve të aktualitetit që raportuan dëshminë e Prrenjasit në polici dhe në organin e akuzës.

Çështja duhej të hetohej në fakt nga prokuroria e kryeqytetit, por është shpallur moskompetenca dhe dosja i ka kaluar prokurorit të Krimeve të Rënda, Behar Dibra, i cili mësohet jo zyrtarisht se ka bllokuar një kompjuter të prokurorit të çështjes Ervin Karanxha.

Dëshmia e Arben Prrenjasit, për të cilën u tha se ishte raportuar në bazë të një proçesverbali ku jepeshin detaje për abuzimin ndaj një të mituri, u bë objekt diskutimi edhe në media.

Ndërsa më pas këto hetime i paralajmëroi gjatë një daljeje publike edhe prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla, që deklaroi se askush nuk mund të marrë rolin e prokurorit dhe nuk mund të shkelë etikën.

Kohët e fundit nxjerrja e sekretit hetimor ka patur nën hetim disa gazetarë që mbulojnë prokurorinë, veçanërisht për dosjen gjyqësore ndaj bandës së Lulëzim Berishës, e më tej publikimin e të dhënave hetimore për dosjen “Gërdeci”, si dhe “21 janari”, të gjitha këto të pushuara më pas nga prokuroria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA