Beyonce mbështet martesat e së njëjtës gjini

28/03/2013 18:40

Ndërsa Gjykata e Lartë e Kalifornisë ka nisur debatin mbi mundësinë e lejimit ligjor të martesave të të njëjtës gjini, Beyonce shprehu të gjithë mbështetjen e saj për kauzën e komunitetit LBGT, në një postim në “Facebook”.

“Kushdo duhet të martohet me atë që do. Kushdo duhet të jetë në gjendje që të vendosë një unazë në gisht”, tha 31-vjeçarja, përpara se të shtonte: “Të bashkuar për barazinë e martesës. Ka ardhur koha”.

Në vetëm pak orë, komenti i këngëtares, të martuar me Jay Z. dhe me një vajzë 1-vjeçare, fitoi mbi 120 mijë pëlqime dhe u shpërnda 35 mijë herë nga përdoruesit e rrjetit shoqëror.

Beyonce, e cila këndoi himnin amerikan në betimin e marrjes së mandatit të dytë të Obamës, duket se po ecën në një linjë me presidentin, i cili është shndërruar në një prej përkrahësve më të mëdhenj të martesave të së njëjtës gjini në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel