Tatum: Do të bëja seks me George Clooney

27/03/2013 00:00

Channing Tatum ka deklaruar se i pëlqen shumë George Clooney.

Aktori 32-vjeçar ka lavdëruar kolegun e tij dhe ka thënë me shaka se do të bënte seks me të pa problem.

“E njoh George Clooney-n dhe është mashkulli më interesant në planet. Po, jam duke thënë që mund të bëja seks me të”, tha Tatum duke qeshur.

Aktorët janë bërë miq pasi partneret e tyre njihen dhe kanë kaluar së bashku pushimet në Itali vitin e kaluar, në vilën që Clooney ka në liqenin e Komos.

Top Channel