Vetëm 4 muaj pasi u inaugurua Monumenti i Pavarësisë, me një ceremoni
madhështore me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së
vendit, elementët e bazamentit të tij janë vjedhur për t’u shitur për
skrap.
Ky monument u ndërtua i tëri me pllaka bronzi, me një kosto prej rreth 350 mijë euro, ku vetëm një nga pllakat e tij kushtoi 400 euro, por burimet e policisë thonë se vjedhësit e kanë shitur njërën prej tyre për vetëm 2 mijë lek.
Ky monument historik u konceptua të kishte edhe deklaratën e Pavarësisë, së bashku me firmat e 40 delegatëve që ishin në Vlorë atë ditë. Por, qytetarët që e vizitojnë atë nuk kanë nguruar të shkruajnë emrat e tyre, apo të zhgarravisin firmat e mbi 40 delegatëve të Vlorës.
Vjedhja, sipas policisë, ka ndodhur dy ditë më parë dhe të mërkurën janë
ndaluar dy të rinj. Pas konstatimit të vjedhjes, policia kishte
vendosur agjentë pranë monumentit dhe teksa hajdutët u afruan sërish për
të grabitur, ata u kapën në flagrancë nga uniformat blu.
Top Channel