Është një nga gjinitë më të lashta të artit dhe 27 marsi është dita boterore e tij: teatri.

Kudo, kjo dite kremotohet me aktivitete te ndryshme, ku nder to spikat qarkullimi i mesazhit, nepermjet te cilit, nje figure e njohur, shperndan reflektimet e tij mbi teatrin, si pjese e kultures se paqes dhe harmonise boterore.  

Ne vendin tone, ne Teatrin Kombetar u mblodhen artiste dhe nje grup te rinjsh, adhurues te teatrit. Perpara nje tavoline, ku me domethenie ishin vendosur karshi njera tjetres nje tufe me lule dhe nje serum, u lexua edhe mesazhi i figures se njohur, qe kete vit eshte fituesi i nobelit, Dario Fo.

“Zgjidhja e vetme për krizën mbetet shpresa, që kundër nesh dhe të rinjve që duan të mësojnë artin e teatrit të ndërmerret një përndjekje e madhe, një diasporë e re artistësh të teatrit, që prej këtij përjashtimi, pa dyshim do të nxjerrin përfitime të paimagjinueshme në favor të një rishfaqje të re”, deklaroi regjizori Mehmet Xhelili.

Me pas, studenti i Universitetit te Arteve, Nikolin Ferketa interpretoi nje pjese per rastin. Dita boterore e teatrit perkon me krijimin e Institutit nderkombetar te teatrit. Nder personazhet qe kane percuar mesazhet e tyre ne vite jane: Arthur Miller, Ellen Stewart e John Malowich.

Top Channel