Beckham, shëtitje londineze me të bijën

27/03/2013 18:00

Me djemtë Brooklyn, Romeo dhe Cruz në shkollë, David Beckham, e pa pothuajse të detyruar zgjedhjen e njeriut përkrah të cilit të shëtiste në rrugët e kryeqytetit britanik.

Futbollisti i Paris SG, u fotografua gjatë së mërkurës në rrugët e Londrës me të bijën 20-muajshe, Harper, e cila dukej tejet e kënaqur duke ecur përkrah të atit.

Ish-kapiteni i kombëtares angleze, duke përfituar nga ndërprerja për ndeshjet e kombëtares dhe një pushim disa-ditor nga PSG, udhëtoi në vendlindje, për t’u takuar me familjarët e tij.

37-vjeçari, sfidoi nga ana e tij të ftohtin e pazakontë të këtyre ditëve, për të shijuar këtë shëtitje të rrallë përkrah vajzës së parë, pas tre djemve të tij.

Top Channel