Will Smith: Pse refuzova filmin “Django Unchained”

26/03/2013 00:00

Will Smith mendohej se do të ishte protagonisti i filmit “Django Unchained”, por aktori 44-vjeçar refuzoi ofertën e regjisorit Quentin Tarantino për të interpretuar rolin e skllavit të lirë që kërkon hakmarrje.

Protagonisti i sagës “Men In Black” shpjegoi se nuk e pranoi rolin pasi personazhi Django, i interpretuar nga Jamie Foxx, nuk ishte kryesori në film.

“Nuk ishte Django në qendër të filmit dhe unë doja që të isha protagonist kryesor. Personazhi tjetër ishte protagonisti”, theksoi Will Smith, i cili i referohet mentorit të Djangos, doktorit King Schultz, i interpretuar nga Christopher Waltz, por që në ceremoninë e çmimeve Oscar fitoi si aktori më i mirë joprotagonist.

Will shton gjithashtu që u përpoq të bindte Tarantinon që Djangos t’i jepte një rol më të rëndësishëm në skenar: “I thashë që doja unë ta vrisja të keqin e filmit (Leonardo Di Caprio), por nuk pranoi. Gjithsesi, mendoj se është një film brilant, por nuk bënte për mua.”

Top Channel