Shitblerja e tokës nga fermerët

26/03/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha po konsideron idenë e përfshirjes në programin elektroral të Partisë Demokratike një projektligj që favorizon fermerët në shitblerjen e tokës, të ngjashëm me ligjin e amnistisë, ku u përfshi  rivleresimi i banesave me pagesën e nje tatimi simbolik.

Këtë masë, kryeministrit ia kerkoi nje fermer gjate bashkebisedimit te zhvilluar ne nje prej serave ne Lushnje.

“ T’i jepet e drejta çdo fermeri që do të shesë tokë të bëjë rivlerësim në zyrën e kadastrës, siç ishte ligji i amnistisë që shumica nga ne nuk e mori vesh”, kërkoi fermeri.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha u përgjigj: “Kam shumë kërkesa nga qytetarët, për të rivendosur përsëri mundësinë e rivlerësimit dhe unë ju garantoj se do ta rivendosim. Kemi qindra e mijëra emigrantë të cilët edhe ata kërkojnë të njëjtën gjë, kërkojnë mundësinë e rivlerësimit të pronave dhe banesave që kanë në Shqipëri, do ta shohim me shumë përparësi dhe unë jam plotësisht në favor të kësaj”.

Gjatë kësaj forme te re te zhvillimit te fushates elektorale, perpara se ajo te nise zytarisht, kryeministri Berisha perkrahu edhe nje ide tjeter nga nje fermer i zones.

Sugjerimi qe zoti Berisha mbeshteti si skemen me te drejte dhe larg korrupsionit ishte subvencionimi i fermereve per njesi prodhimi.

“Të kem një subvecnionim siç e ka gjithë bota, të kem një shtesë 20 leke”, kërkoi fermeri.

“Skema e bazuar mbi prodhimin është skema pa korrupsion, është skema më e afërt me të vertetën dhe ne absolutisht do ta vlerësojëm shumë këtë kërkesë dhe do ta konsiderojmë në mënyrën më serioze. Kështu duhet. Uën prodhoj, ti më vlerëson mbi bazën e prodhimit dhe marr atë që më takon”, tha Berisha.

Partia Socialiste propozon subvencion per akcizen e naftes, por kryeministri Berisha thote se kjo skeme eshte provuar si jo eficente për fermeret, per shkak te veprimeve korruptive dhe qe nuk nxit as prodhimin dhe as punesimin.

Sipas tij, keto dy elemente garantohen vetem nga paketa e re fiskale e propozuar nga qeveria, qe pritet te hyje ne fuqi muajin e ardhshem.  

“Për ne, masa e fundit që ne kemi marrë për heqjen e çdo lloj takse mbi makineritë dhe mbi çdo gjë tjetër për bujqësine edhe TVSH për ato që do të blini brenda për prodhimin, ka një kosto jo më pak se 60 milion euro. Akciza e naftës që ne mund t’ju shpërndanim ju, e ka shumë shume herë  më të pakët vlerën. Qëllimi ynë më kryesor është punësimi i qytetarëve shqiptarë dhe dua tju rrëfej këtu se investimi në bujqësi, subvencionimi i fermerëve është rruga më e shkurtër dhe më e sigurtë  e punësimit të qytetarëve”, argumentoi kreu i ekzekutivit shqiptar.

Sipas kryeministrit Berisha, qeveria ka financuar deri tani, nepermjet granteve, 42 mije familje fermere, duke llogaritur qe, bashke me investimet private, te jene punesuar ne bujqesi gjate ketyre viteve te fundit 100 mije persona.

Me premtimin per trefishimin e granteve qeveritare dhe me heqjen tvsh-se mbi makinerite, kryeministri Berisha beson se numri i te punesuave ne bujqesi do te rritet ne 130 mije ne 4 vitet e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA