Performanca e “Candoco”

26/03/2013 23:30

Problemet fizike jo gjithmonë bëhen pengesë për t’u realizuar, edhe në ato fusha ku duket e pamundur.

Është rasti i artistëve që performojnë në Kompaninë e dansit “Candoco”, kompania britanike e kërcimtarëve me dhe pa aftësi të kufizuara.

Në Universitetin e Arteve, mbrëmjen e së martës, është organizuar nga British Council, me mbështetjen mediatike të fondacionit “Dritan Hoxha”, shfaqja “Pjesë me tre akte”.

Artistë britanikë të kompanisë “Candoco”, kanë sjellë pjesë nga repertori i tyre për publikun shqiptar. Pjesa e parë e shfaqjes është krijuar 30 vjet më parë, sot e përshtatur edhe për persona me aftësi të kufizuar, nga kjo kompani.

Eric Rodger, pjesëtar i trupës, dikur artist cirku, pësoi një aksident, por dëmtimi i tij nuk pengon artin e tij, sot në këtë kompani, që është shembull i shkëlqyer i trajtimit të barabartë të njeriut dhe bashkëpunimit mes tyre.

Kompania “Candoco”, e krijuar 22 vite më parë, performoi në ceremoninë mbyllëse të lojërave paralimpike “Londër 2012”.

Top Channel