
Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuara firmosën një marrëveshje për heqjen e tatimit të dyfishtë dhe luftës ndaj evazionit fiskal.
Në emër të qeverisë shqiptare dokumenti u firmos nga Ministri i Financave, Ridvan Bode.
“Kjo marrëveshje përbën një hap shumë të rëndësishëm në intensifikimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare mes dy vendeve duke eleminuar taksimin e dyfishtë në fushën e tatimit mbi të ardhurat dhe tatimit mbi kapitalin, c’ka do të thotë që krijon hapësira që tashmë kapitalet respektive të individëve të mund të mos taksohen në mënyrë të dyfishtë mos taksohen në mënyrë të dyfishtë në Shqipëri dhe në Britaninë e Madhe e Irlandën e Veriut. Gjithashtu marrëveshja përbën një kontribut për të zgjeruar bashkëpunimin midis administratave fiskale respektive në luftën kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal”, deklaroi zoti Bode.
Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara, Nicholas Canon vuri theksin se këto lloj marrëveshjes ndihmojën në zhvillimin e ekonomisë, ndërkohë që nevojitet forcimi i shtetit ligjor.
Top Channel