Kukës, rreziku nga rrëshkitja e tokës

26/03/2013 00:00

Rrëshkitja e tokës në komunën Ujmish në Kukës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Nga shembja plotësisht e një ndërtese në fshatin Lusen, 66 krerë bagëti të imta kanë ngordhur, ndërsa rrezikohen edhe banesat.

“Duhet të vërë dorë shteti se kështu nuk shtyhet”, shprehet një banor i zonës.

Banorët e fshatit ndjehen të rrezikuar nga lëvizja e tokës. Drejtuesit e komunës thonë se nuk kanë fonde për të përballuar pasojat e rrëshqitjeve të tokës duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit dhe pushtetit vendor të qarkut Kukës: “Maksimumi i mundësive tona është minimumi për dy familje. Nuk mund të japim asgjë përveçse një ndihme simbolike.”

Në Lusen janë rreth 20 familje të cilat vazhdimisht po përballen me fatkeqësi të tilla natyrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA