Rita Ora, më provokuese se kurrë
25/03/2013 00:00
Rita Ora ishte e ftuar të performonte në Monako dhe për këtë arsye ajo vendosi që të paraqitej me një veshje Chanel të tipit “burlesque”.
Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova u tregua shumë më provokuese se zakonisht para një publiku me VIP-a.
Rita Ora përfitoi të bënte disa poza edhe me stilistin Karl Lagerfield.
22-vjeçarja këndoi hitet e saj më të famshme, por vështirë se ia ka vënë njeri veshin këngëve.
Top Channel