Historia e dashurisë e ndërprerë nga kanuni

25/03/2013 00:00

“Big Brother”, përtej spektaklit dhe argëtimit, çdo herë është munduar të trajtojë problematika që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, ndër të tjera edhe gjakmarrjen.

Në edicionin e sivjetshëm, rrëfimi i Elteva Gegës nga Miloti, se si për shkak të kanunit ishte detyruar të ndërpresë lidhjen e saj të dashurisë tregon për një realitet mesjetar, i cili ende mbizotëron në një pjesë të madhe të territorit shqiptar.

Suela, motra e Etleves tregon për historinë e 20-vjeçares: “Eva u lidh në një moshë të re, kishte një lidhje shumë të bukur. Gjithsesi, rrethanat dhe vendi ku jemi rritur ka ndikuar që kjo gjë të zbehej deri sa u ndërpre”.

Ëndrrat e të rinjëve detyrohen të ndërpriten në mes sepse një vendim i marrë nga një i afërm penalizon gjithë fisin. Në këto kushte Suela tregon përse nuk e mbështeti lidhjen e motrës së saj.

“Në vitet e para të lidhjes nuk kam qenë në Shqipëri, nuk kam qenë e kënaqur me këtë lidhje se e dija si do përfundonte”, thotë ajo.

Pjesëmarrja në “Big Brother” ishte një tjetër rikthim tek historia e dashurisë së Etlevës. Raporti i saj u bë shumë shpejt publik edhe pse për këtë gjë familja nuk ishte dakort.

“Familja sishte dakort për të dalë kjo gjë, por kur Eva mori vendimin për të hyrë në “BB”, ishte e ditur që kjo gjë do dilte në publik”, pranoi e motra. Por, dalja nga “Big Brother” e ka ndryshuar jo pak vajzën nga Miloti: “Tashmë është një njeri shumë më i fortë”, përfundoi Suela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA