Kërkimet në Landfillin e Sharrës

23/03/2013 00:00

Mëngjesin e kësaj të shtune kanë rinisur sërish kërkimet për gjetjen e
trupit të pajetë të 11-vjeçarit Julian Çela, i cili deklarohet nga i
dyshuari kryesor Ardian Prrenjasi se është rrëmbyer e më pas është
vrarë.

Rreth ores 9.30 ne Landfillin e Sharres pervec punonjesve te Ndermarrjes se Pastrim-Gjelberimit ishin edhe forcat xheniere, si edhe forcat e policise qe kane mbikeqyrur operacionin per gjetjen e trupit te te miturit. 

Germimet si edhe ne ditet e meparshme u kryen nga ekskavatori i cili po germon ne te ashtuquajturin sektori 2, referuar edhe deshmise se Prrenjasit se trupi ndodhet ne kete zone. Pas disa ore kerkimesh, grupi i hetimit gjeti nje batanije me ngjyre te kuqerremte dhe disa elemente te dyshimte kockore.

Te gjitha keto materiale pohohet nga Prokuroria e Tiranes se jane derguar menjehere ne laboratorin  e kriminalistikes per te kryer ekzaminimet e per te konfirmuar elementet biologjike te tyre nese kane apo jo lidhje me çeshtjen e Julian Çeles. Grupi i hetimit do te beje edhe nje ballafaqim me te dyshuarin Ardian Prrenjasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA