Britney Spears dhe i dashuri i saj misterioz

23/03/2013 00:00

Britney Spears i dha fund “beqarisë” disa-javore teksa u shfaq për herë të parë me të dashurin e saj të ri, një jurist i panjohur…deri më tani.

Çifti u fotografua i kapur përdore e të qeshur në rrugët e Los Anxhelesit. Mediat amerikane kanë identifikuar të dashurin e ri të këngëtares si David Lucado, një punonjës i një zyre juridike. Besohet se David ka nisur të shoqërohet me këngëtaren që prej Shën Valentinit, ndërsa burime pranë këngëtares thonë se ajo duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj të ri.

Britney mbylli 2012 në majën e klasifikimit si këngëtarja femër që kishte arkëtuar më shumë për vitin 2012, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për jetën e saj private. Në fillim të këtij viti, ajo u nda nga Jason Trawick.

Top Channel