Venus fiton “trofeun e dashurisë”

22/03/2013 12:30

Fituese e 13 “Grand Slaem” në karrierën e saj, një prej tenisteve më të mira të kohëve moderne, Venus Williams, duket se ka arritur të bëjë për vete trofeun më të lakmuar… atë të dashurisë.

32-vjeçarja, u duk tërësisht e përhumbur dhe e shpërqendruar nga prezenca në Majemi e të dashurit Elios Pis, një model kubanez.

E ndodhur në Majemi, së bashku me motrën Serena, për të marrë pjesë në turneun e “Sony Open”, Venus disa herë u duk e shpërqendruar në stërvitjen e ndjekur nga pranë prej Pis.

Midis intervaleve të pushimit, Venus disa herë iu afrua Elios, duke shkëmbyer me atë puthje dhe gjeste të tjera afrimiteti.

Top Channel