Përkujtohet Esmeralda Uruçi

22/03/2013 01:25

Në Tiranë është përkujtuar ish-ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Esmeralda Uruçi, e cila u nda nga jeta një vit më parë, pas një aksidenti automobilistik.

Të pranishëm në veprimtarinë përkujtimore ishin familjarë, përfaqësues të MTKRS-së, personalitete të artit dhe akademikë. Miq e ish-kolegë të znj Uruçi shprehën në fjalimet e tyre konsideratat për të.

Esmeralda Uruçi ushtroi detyrën e ministres së MTKRS-së, nga viti 1999-2001, ka qenë zv-dekane e Fakultetit të Ekonomisë dhe Administrimit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

Presidenti Nishani i akordoi të enjten medaljen e mirënjohjes për kontributin e dhënë në formimin arsimor, kulturor e pedagogjik të brezave të rinj, si dhe për veprimtarinë e saj publiçistike, duke promovuar risi dhe vlera në fushën e kërkimit shkencor.

Miq dhe studiues folën për aktivitetin e saj akademik, ndërsa për të pranishmit u shfaq edhe një dokumentar.

Top Channel