Reshjet e shiut kanë rritur prurjet në kaskadën e Vaut të Dejës, në orët
e mbrëmjes të së enjtes, dhe për pasojë shkarkimet, sipas prefekturës,
janë rritur nga 800 në 1000 m3 në sek.

Kjo ka bërë që të ketë një prezencë më të lartë të ujit në zonën e Nënshkodrës. Aktualisht ndodhen të përmbytura 4 mijë ha, 250 banesa të rrethuara nga uji dhe dhjetra të tjera të përmbytura.

Akset nacionale, që lidhin komunat Velipojë dhe Dajç me Shkodrën janë të pakalueshme. Burime nga shtabi i emergjencës pohojnë se në ditët në vazhdim, ku dhe reshjet do ndërpriten, pritet dhe normalizimi i situatës, ndërkohë prurjet nga liqeni, pavarësisht një rënie të lehtë, mbesin në nivele maksimale.

Gjithçka në Nënshkodër tashmë duket se ka mbetur në mëshirë të kohës.

Përvec Nënshkodrës përmbytjet kanë prekur edhe disa lagje periferike të
qytetit të Shkodrës. Në një prej banesave ne lagjen Tophane te Shkodres
uji ka hyre pak ore me pare per shkak te rritjes se nivelit te liqenit. Kryefamiljari Remzi Myrtja i revoltuar shprehet se shtepia e tij eshte permbytur 6 here per dy vite dhe kjo nuk mund te quhet me jetese.

“Shtëpia është shkatërruar komplet. Eshtë e gjashta herë që përmbytet dhe nuk kam marrë asnjë dëmshpërblim. Si unë ka me dhjetëra të tjerë, por kanë frikë të flasin se mos i heqin nga puna”, thotë Myrtja.

Uji ka hyre ne shume banesa ne kete lagje qe ndodhet prane liqenit te Shkodres. Nga permbytja eshte perfshire dhe zona e Livadheve  ku dhjetra banesa jane rrethuar ujrat e liqenit. Bashkia e Shkodres kishte njoftuar të mërkurën banoret e zones qe te largoheshin nga banesat, por pjesa me e madhe e familjeve refuzuan evakuimin per shkak se nuk kane se ku te shkojne. Kjo situate po krijohet nga shkarkimet e mëdha në lumin Drin, i cili pengon rrjedhjen e Bunës e për pasojë sjell rritjen e Liqenit të Shkodrës.

Përmbytja përfshin edhe një nga monumentet e kultit nga me te njohurat ne Shkoder. Ajo eshte xhamia e plumbit. Permbytjet e perseritura kane sjelle reagimin e myftiut te Shkodres, Imam Muhamet Syrtari.

“Ky është një turp i madh dhe një fatkeqësi e madhe për Zotin. Ditën e djeshme i kam dërguar një shkresë ministrit të Kulturës, ku i kam kërkuar një ndërhyrje të menjëhershme. Shpresoj që me ardhjen e stinës të pranverës të gjallërojnë edhe vullneti apo dëshira tek Ministria e Kulturës dhe tek Qeveria shqiptare për të ardhur të paktën dhe për ta parë Xhaminë e Plumbit. Bëj një thirrje për të gjithë deputetët e Shkodrës, të paktën të kenë mirësinë njëherë në jetën e tyre, të vijnë dhe të bëjnë një vizitë tek xhamia e Plumbit”, thotë Imami.

Xhamia e Plumbit ne lagjen Ajasem te Shkodres permbytet çdo here qe hapen portat e hidrocentralit te Vaut te Dejes. Pavaresisht se eshte nje objekt i trashëgimisë kulturore dhe eshte folur shume here per mbrojtjen dhe rikonstuksionin e saj, asgje nuk eshte bere, vetem uji nuk mungon asnje vit ne kete xhami nga me te famshmet ne Shqiperi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA