Ryan Gosling, i lodhur nga kinemaja

21/03/2013 19:15

Ryan Gosling ka lajmëruar se do të marrë një pushim të përkohshëm nga aktrimi.

32-vjeçari, i cili ka nisur karrierën që në moshën 8-vjeçare, e ka shpjeguar vendimin e tij me faktin se nuk do që të konsumohet në sytë e publikut.

Gosling ka interpretuar në disa nga filmat më të suksesshëm të kohëve të fundit si ‘Crazy, Stupid, Love’, ‘Gangster Squad’ dhe ‘The Ides of March’.

“Kam shumë kohë që jam në xhiro. Nuk e di më se çfarë po bëj. Mendoj se një pushim do më bëjë shumë mirë. Madje mendoj se edhe publikut do i bëjë mirë të mos më shohë për disa kohë në kinema”, theksoi aktori 32-vjeçar.

Top Channel