Librat që kthehen në filma

21/03/2013 00:35

Nga libra, në filma. Janë të shumta rastet e letërsisë së ekranizuar, nga e hershmja e deri tek ajo e ditëve të sotme.

Ndër rastet, krijimitaria e Stephanie Meyer, që pasi mbajti ngërthyer miliona lexues me katër vëllimet e sagës Twilight, u shndërrua në një prodhim kinematografik, që tërhoqi miliona shikues.

Libri i fundit, që është kthyer në film, i autores amerikane, është “The host”. Në sallat botërore, nga fundi i marsit. Aktorë kryesorë, Diane Kruger dhe William Hurt.

Edhe në këtë krijim, dashuria mbi gjithçka. Personazhi Melanie, rrezikon egzistencën për të mbrojtur njerëzit e dashur nga një armik i padukshëm, që pushton trupat dhe fsheh kujtimet.

Ndërsa në rastin e romanit thriller “Six years” të Harlan Coben, nga dita që u botua u përhap edhe lajmi se do të bëhej prodhim kinematografik dhe se rolin kryesor do ta interpretojë Hugh Jackman, aktori që mori nominimin për Oscar me Les Miserables.

Top Channel