Kapet organizata e drogës

21/03/2013 00:00

10 persona, tre në Shqipëri dhe 7 në Itali janë arrestuar në një
operacion të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane.

Operacioni kunder organizates qe trafikonte droge eshte quajtur “Underground-Al”. Ne Shqiperi ne pranga jane vene shtetasit Robert Shaban Haruni, 35 vjeç nga Vlora, Marinel Shaban Haruni, vjeç 31, banues në Vlorë, Alfor Aliko Kurupi, vjeç 25, banues në Sarandë. Ne Itali jane vene ne pranga Luigj Makaj, 30 vjeç, Jeton Makaj, 24 vjeç, Klaudio Paluka, 31 vjeç, Ilir Ago 30 vjeç, Lulzim Haruni, 31 vjeç, Leonard Arapi, 31 vjeç dhe Dritan Rrotani 37 vjeç, te gjithe banues në Venezia, Itali.

Në qendër të kësaj organizate ishin shtetas shqiptarë dhe drejtuesi i saj ishte pikërisht shtetasi Robert Haruni i arrestuar nga Policia e Vlorës. Kjo organizatë është përgjegjëse për trafikimin e me shumë se 1 ton lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe një sasie heroine dhe kokaine, e cila sipas konkludimeve edhe të autoriteteve italiane kap vlerën e 7 milion eurove.

Lënda narkotike pasi sigurohej në Lazarat, trafikohej drejt Italisë duke përdorur kamione në pronësi të të arrestuarve të mësipërm apo të shoqërive të ndryshme të transportit. Operacioni ka filluar njëkohësisht në Shqipëri dhe Itali në orën 04:00 të mëngjesit të së enjtes dhe për palën shqiptare kanë marrë pjesë 50 forca policore.

Top Channel