
Policia e Elbasanit ka mundur të kapë 9 kilogramë heroinë dhe të
arrestojë shtetasin Abdyl Musaagaj 45 vjeç banues në lagjen ‘Dyli
Haxhire’ në Elbasan.
Operacioni ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit ishte koduar me emrin ‘Punishtja’. Pas arrestimit, policia shpalli ne kerkim edhe bashkepunetoret e tjere te tij ne trafikun e lendeve narkotike, bashkepunetore qe tashme jane identifikuar.
Aksioni eshte realizuar ne mengjesin e të enjtes dhe u kapen ne cilesine e proves materiale 9 kilograme lende narkotike e llojit heroine, kater telefona celularë të markave të ndryshme. Nje automejt me targe, TR 0308 L dhe nje peshore. Nga strukturat e Policise së Elbasanit vazhdon hetimi ndaj personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Top Channel