Celentano: Të shpëtojmë rrugën Gluck

21/03/2013 00:00

Adriano Celentano është angazhuar online për të shpëtuar rrugën Gluck, e bërë e famshme nga kënga e tij legjendë.

Këngëtari postoi të mërkurën në faqen e tij linkun e peticionit “Të shpëtojmë vendet e Djalit të Rrugës Gluck”, e promovuar nga Shoqata e Miqve të Martezianës dhe nga një shoqatë ambjentaliste.

Në këtë peticion i kërkohet ministrit të Kulturës që të fusë rrugën ku Celentano ka lindur dhe është rritur me familjen mes objekteve kulturore nën kujdes të veçantë.

Top Channel