Berisha: Prioritet vendet e punës

21/03/2013 00:00

“E tërë përpjekja jonë është dhe do të jetë që të krijojmë sa më shumë
vende pune, të krijojmë 4 vitet që vijnë edhe 250 mijë vende të reja
pune”. Për Kryeministrin Sali Berisha ky është premtimi më i rëndësishëm
i Partisë Demokratike për të fituar një mandat tjetër qeverisës për të
realizuar projektin Shqipëria, një vend i zhvilluar.

Gjate inaugurimit te nje rruge te re prej 13 kilometrash qe lidh dy komuna me Gramshin, Kryeministri tha se kusht vendimtar per zhvillimin eshte ndertimi i infrastruktures. Gjate ketyre viteve sipas zotit Berisha ne ndertimin e 10 mije kilometrave rruge jane punesuar 58 mije persona.  

“Rruga është punesim sepse rruga krijon mundesi per investitoret qe te investojne ne çdo skaj te Shqiperise, aty ku ka infrastrukture moderne. Ne bazojme premtimin per punesimin tuaj sepse ne zotohemi te ndertojme rruget, ujesjellesat, kanalet vaditese brenda mandatit qe vjen ne te kater anet e Shqiperise”, theksoi Berisha.
 
Dy sektore te tjere ku do te hapen vende te reja pune sipas planit te Partise Demokratike jane turizmi, me rreth 40 mije persona me shume dhe sektori i bujqesise, ku gjate kater viteve te fundit, sipas Kryeministrit jane kredituar me grante qeveritare 42 mije familje dhe jane punesuar 100 mije persona.

“Çfare premtojme? Ne 4 vitet e qe vijne te punesohen jo 100 mije por 130 mije shqiptare dhe ju jap fjalen se ne do te dyfishjojme grantet per fermeret e gramshit dhe mbare shqiperise”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha llogarit qe paketa e re fiskale, qe heq TVSH-ne e imputeve bujqesore, makinerive per te gjitha bizneset, heqja e tatim fitimit per personat me paga deri ne 300 mije leke dhe heqja e detyrimeve tatimore per tre vjet per bizneset qe punesojne te rinj, do te rrrisn ne 4 vitet e ardhshme me 30 perqind numrin e bizneseve ne shqiperi.

“Keto jane llogarite tona dhe ketyre duhet t’u besoni sepse keto jane te provuara. Ekziton dhe nje alternative tjeter, e cila ehste genjeshter, genjeshter dhe vetem genjeshter”, theksoi Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA