Ndërtimi i gazsjellësit TAP

20/03/2013 00:00

Zbatimi i marrëveshja mes Shqipërisë-Greqisë dhe Italisë për projektin
mbi gazsjellësin Transadriatik, po diskutohen jo vetëm në planin
ekonomik por edhe atë mjedisor.

Gazsjellesi Trans-Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik e në Europen Perëndimore, çka ben që Shqipëria të këtë mundesi për diversimin e burimeve të energjisë. Por ku do te jete gjurma e këtij gazsjellësi dhe sa ndikon kjo në mjedisin shqiptar.

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ne nje takim me perfaqesuesit e kompanise ‘British Petreum’ ka theksuar se Ministria ka bere kujdes qe ky projekt te shmang demtimin e zonave te mbrojtura dhe me vlera per biodiversitetin dhe natyren.

Edhe kompania angleze shprehu gadishmerine e saj per te kontribuar dhe bashkepunuar me Shqiperine per kete projekt me qellim qe ai te perputhet me kerkesat dhe standratet nderkombetare per mbrojtjen e mjedisit. Ministri Mediu, informoi perfaqesuesit e ‘British Petrolium’, se Shqiperia e sheh projektin TAP, si nje nder projektet me ambicioze ne Shqiperi, ndertimi i te cilit do te krijonte mundesine qe dhe Shqiperia te behet per here te pare ne historine e saj pjese e nje projekti dhe nje infratsrukture kaq te madhe per trasmetimin e gazit nga Azerbajxhani ne Europe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA