Britania: Mbështetje integrimit të Shqipërisë

20/03/2013 18:20

Britania e Madhe rikonfirmoi mbështetjen politike për integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky mesazh iu dha kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë takimit të saj në Londër me kryetarin e Dhomës së Komuneve, Xhon Berkou.

“Të gjitha forcat politike në Parlamentin britanik mbështesin thellësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe Britania shpreson që kjo të ndodhë sa më shpejt”, tha Berkou.

Nga ana e saj Topalli u shpreh në takimin me homologun e saj britanik se, pavarësisht se ky është një vit elektoral, axhenda e integrimit do të ndiqet me përparësi.

“Jemi thellësisht të angazhuar për të realizuar zgjedhje të lira, të drejta dhe transparente me standardet më të larta europiane”, tha zonja Topalli.

Top Channel