Aguero, i lë te bijën, i merr të dashurën Maradonës

20/03/2013 20:20

Futbollisti i kombëtares argjentinase, Sergio Aguero, mund të jetë me të drejtë personi më i urryer në botë për legjendën e futbollit botëror, Diego Armando Maradona.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, futbollisti i Manchester City, është ndarë përfundimisht nga e bija e Maradonës, Giannina, për t’u lidhur me një këngëtare, rreth të cilës përflitej se kishte nisur një lidhje me Diegon.

Të paktën, në muajin janar, ishte vetë Giannina, nëna e një fëmije me Aguerron, ajo e cila pranoi fiksimin e babait të saj për bionden Karina Tejeda, për të cilën ajo vetë kishte ndërmjetësuar një takim intim për Maradonën, pas te cilit u perfol lidhja Diego-Karina.


Aguero dhe ish-bashkeshortja e tij, Giannina Maradona, me djalin e tyre Benjamin

Një histori e ndërlikuar, por që ka si siguri të vetme prishjen përfundimtare të raportit të ngrohtë të Diegos me ish-dhëndrin e tij, Agueron, tashmë armiq të betuar.

Më shumë mbi historinë, zbardh Giannina, paralelisht në një gazetë argjentinase. “Sergio dëgjonte muzikën e Tejedës dhe shkëmbente mesazhe me të, por më parë nuk kisha dyshuar për asgjë”, pranoi me sinqeritet e bija e Maradonës.


Karina Tejeda, kengetarja qe magjepsi Maradonen, por tashme eshte e dashura e Agueros

Top Channel