Për të gjithë adhuruesit e grupit U2, një album i ri i tyre flitet se do të publikohet brenda vitit 2013.

Flitej prej kohësh por, sipas mediave të huaja, lajmin thuajse zyrtar e ka dhënë kitaristi bass i grupit, Adam Clayton.

Producent do të jetë Dj Danger Mouse, çka lë përshtypjen, sipas ekspertëve, se do të ketë risi sa i përket stilit.

Clayton ka bërë të ditur, për gazetën irlandeze “Hot press”, se pjesëtarët e U2 duan që diskun ta nxjerrin brenda fundit të vitit. Ai ka shtuar se kanë mbledhur materiale të mjaftueshme për të bërë disa disqe por, për të nxjerrë më të mirën, duhet të largohen nga gjërat që ua lehtësojnë punën, duke kërkuar të hyjnë në territore aspak komode për ta.

Me shumë gjasa, në këto territore i ka shtyrë producenti Danger Mouse, i cili ka një stil tërësisht ndryshe nga producentët e mëparshëm të grupit legjendar.

“Hit parade” në Britani

Pas 20 vitesh, David Bowie ka zënë sërish vendin e parë

Pas 20 vitesh David Bowie ka zënë sërish vendin e parë në “Hit parade”-in britanik, me albumin e tij “The next day”. Deri tani, brenda këtij viti, ai ka shitur 94 mijë kopje. ediat e huaja thonë se Bowie kishte që në 2003-shin, që nuk hynte në studiot e regjistrimit. Hera e fundit, që ai kishte zënë vendin e parë në klasifikime, ishte në 1993, me “Black Tie, White Noise”.

Top Channel