Lindsay Lohan i shpëton burgut

19/03/2013 16:50

Lindsay Lohan, aktorja problematike hollivudiane, i ka shpëtuar sërish burgut. 26-vjeçarja rrezikonte 8 muaj pas hekurave për një aksident rrugor në qershorin e vitit të kaluar, por do të bëjë vetëm 90 ditë rehabilitim.

Lohan kishte përplasur makinën e saj Porsche me një kamion, në Santa Monica të Kalifornisë, por i tha policëve se nuk kishte qenë ajo në timon.

Në seancën gjyqësore të mbajtur në Los Angeles, aktorja amerikane pranoi se kishte gënjyer agjentët e policisë dhe se kishte ngarë makinën në mënyrë të pakujdesshme.

Tashmë, Lohan do të kalojë 90 ditë në rehabilitim dhe do të kryejë punë në shërbim të komunitetit për 30 ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA