Gazetarja “ndërron” sportin me erotizmin

19/03/2013 14:20

Një prej gazetareve më të famshme sportive në Britaninë e Madhe, Charlie Webster, irritoi shumë prej kolegëve të saj duke zgjedhur që të pozonte pothuajse tërësisht e zhveshur për revistën erotike “FHM”.

Vajza tërheqëse e “Sky Sports”, 30 vjeç, vendosi që të rrezikojë karrierën e saj 3-vjeçare në televizionin më të famshëm sportive të vendit, me qëllim që të realizonte “pasionin” e saj, por njëkohësisht edhe në këmbim të një shume të rëndësishme parash që revista erotike i ofroi për të realizuar pozat.

Sipas kritikëve, në një sektor si gazetaria sportive, ku një vajzë duhet të luftojë për të treguar se nuk është punësuar vetëm për shkak të hireve, por edhe për njohjen e temave sportive, kjo nuk ishte një zgjedhje e zgjuar e Webster.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA