Shkatërrime, toka bujqësore nën ujë dhe rrugë nacionale të kthyer në
pista ujore, kjo është pamja e fushave të nënshkodres disa ditë pas
hapjes së portave të hidrocentralit të Vaut të Dejës.

Situata vazhdon te jete problematike ne zonat ne brendesi te Nenshkodres ndonese niveli i ujit ka pasur nje renie te lehte. Uji qe po largohet ka lene mbi toke nje ndotje alarmante. Komunat e Anes se Malit, Dajcit dhe Bushatit vazhdojne te jene nen uje nderkohe rruga nacionale qe lidh Velipojen me pjesen tjetër te vendit eshte e rrezikshme.

Ne menyre qe mjetet mos bihen ne ndonje kanal te thelle ne ane te rruges vijat e bardha jane zevendesuar me litare njesoj si ne nje piste skish ujore. Policia ndalon mjetet e vogla te kalojne ketu per te shmangur rrezikun.

Sipas prefektures se Shkodres pavaresisht se ka nje renie te nivelit ende jane te permbytura 4300 hektare toke. Jane te izoluar 310 shtepi dhe jane evakuar ne fshatin Shirgj te komunes Dajc 10 familje. Nderkohe prurjet e liqenit te Shkodres fryrja e Bunes per shkak te sasive te medha te ujit ne Drin, kercenojne lagjet periferike te Shkodres.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA