Kakavijë, sekuestrohen 30 kg drogë, një në pranga

18/03/2013 00:00

Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 30 kg marijuanë dhe ka arrestuar edhe transportuesin e drogës.

Policia bëjnë me dije se është arrestuar 24-vjeçari Taulant Mustafaraj, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij me targa AA 244 FO është gjetur lënda narkotike.

Droga u gjet e fshehur në shasinë e automjetit të 24-vjeçarit e ndarë në disa pako.

Sasia e lëndës narkotike ishte blerë nga i riu në fshatin Lazarat dhe mendohet se do ta trafikonte në Greqi.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës

Top Channel