Hapet Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Izrael

18/03/2013 00:00

Në më pak se një vit nga hapja e ambasadës në Tiranë, Shqipërisë dhe
Izraeli po fokusojnë vëmendjen tek forcimi i marrëdhënieve ekonomike.

Me kete qellim sipermarres te dy vendeve hapen Dhomen e Tregtise dhe Industrisë Shqipëri – Izrael, një vend të cilin Kryeministri Sali Berisha e konsideron si model frymëzues për çdo komb që kërkon zhvillimin.

Keto konsiderata vijne per shkak se ne pak dekada, Izraeli ka bere te mundur te klasifikohet si nje nder vendet me ekonomine me te zhvilluar ne bote dhe me potencial te kosniderueshem investimi. Keto kompani, Shqiperia synon t’i terheqe,si investitore, veçanerisht ne fushen e inovacionit dhe teknologjise, ku Izraeli  eshte vend lider, ne energjitike, bujqesi dhe turizem.  Ambasadori i shtetit te Izraelit dhe Kryeministri Berisha siguruan investitoret e dy vendeve per te krijuar klimen me te favorshme per biznes.  

“Krijimi i kuadrit te plote ligjor te garancise se plote te bashkepunimit ekonomik dhe investimeve. Do te firmosim te gjitha marreveshjet e domosdoshme ne menyre qe biznesi i te dy vendeve te kete garancite me te e mëdha ligjore”, tha Berisha.
 
Bashkepunimi mes Shqiperise dhe Izraelit pritet te kete nje hop te ri pas vizites zyrtare ne Tirane te Benjamin Netanjahut, qe do te shenoje edhe viziten e pare te nje Kryeministri izraelit ne Shqiperi.

Top Channel