Një tjetër skandal në gjyqësor pritet të bëhet objekt i mbledhjeve në
Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku Prokuroria kërkon pezullimin e
gjyqtares Teuta Hoxha, e cila dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën në
një proces gjyqësor për cështje pronash.

Gjyqtarja është vënë më herët nën hetim nga task forcë e kryeqytetit dhe tashmë pritet shkarkimi nga detyra, në rast se Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla miraton kërkesën e Prokurorisë së Tiranës.

Ajo i ka njohur te drejten e pronesise se 4 mije metrave toke nje personi, ne nje kohe kur gjykata penale kishte dhene me heret nje vendim fajesie per falksifikim dokumentesh per kete prone. Per kete çeshtje eshte konsideruar fajtor noteri Nezir Murati, i cili eshte ne kerkim nga drejtesia shqiptare dhe qe dyshohet se ka falsifikuar dokumentat.

Gjyqtarja Hoxha, nga ana e saj urdheron ne vendim se duhet te njihet si pronar shtetasi Dashamir Bathorja per 4 mije metra katore toke, pavaresisht se per shitjen me dokumente te falsifikuara te tokes, eshte denuar noteri Nezir Murati.

Ne kete vendim qe Top Channel disponon thuhet se noteri e ka kryer falsifikimin ne bashkepunim me shtetasin Dashamir Bathorja, i cili u shpall ne gjyqin civil te drejtuar nga gjyqtarja si bashkepronar i tokes.

Prokuroria mesohet se eshte vene ne dijeni per gjyqtaren Teuta Hoxha nga nje kallëzim i avokatit Agron Bajri, pothuajse nje vit me pare dhe gjate gjithe kesaj kohe njesia taks-force ka mbledhur dokumentat e nevojshme per t’i patur me tej si prova ne gjykate duke qene se nuk pengohet nga imuniteti qe kur gjyqtaret jane pa imuniteti.

Mesohet se me nismen e avokatit Bajri eshte bere edhe nje tjeter kallezim ne prokurori edhe per nje tjeter rast per gjyqtaren Hoxha, serish per çeshtje pronash.

Top Channel