Berisha: Prioritet, zhvillimi i tregtisë së lirë

15/03/2013 00:00

Mbledhjen e Task Forcës Rregullatore Kryeministri Sali Berisha e
zhvilloi për herë të parë në prani të biznesit, për të marrë direkt prej
tyre propozime mbi një pakete të re që Qeveria ka propozuar për
lehtësimin e procedurave për bërjen e biznesit.

Aktualisht, 2/3 e licensave jane hequr, numri i inspektoriateve është shkurtuar, por sipas Kryeministrit Berisha, masa te tjera qe bejne me te lire tregun jane jetike per rritjen ekonomike dhe punesimin. Nje nga propizimet e reja eshte ulja e diteve te inspektimit ne nje biznes, nga 45 ne 5-15 dite, duke ulur edhe koston mesatare nga 1000 euro ne maksimumi 200 euro.

Dhe mbi te gjitha me dixhitalizimin e sistemit te inspektimit, Kryeministri thote se eliminohet rryshfeti dhe korrupsioni.

“Po vendoset sistemi online i inspektorateve me qellimin e vetem qe inspektori te lere gjurme dhe te mos vije tek ju sa here t’i teket. Perben nje perpjekje shume te madhe ne luften kunder arbitraritetit dhe per nje kontroll te ndershem”, tha Berisha.
 
Nderkohe, vendimi qe lehteson bizneset nga detyrimet tatimore per te punesuarit e moshave te reja deri ne tre vjet, nuk pritet te hyje ne fuqi pa u bere dhe nje rregullim i fundit. Interesimit te biznesit per te ditur se kur do te kene mundesi te punesojne te rinj dhe te perfitojne nga ky lehtesim fiskal, Kryeministri iu pergjigj se me pare do te mbrohen te punesuarit aktuale.

“Se bashku me ju do te bejme kodin qe kjo te mos behet ne kurriz te atyre qe jane te punesuar. Kjo do te ishte pastaj nje mekanizem fatkeqesie. Sapo ne te përpunojmë kete Kod, ne i qendrojme fjales sone dhe jemi te vendosur qe tre vjet, per cdo te ri te punesuar ne marrim persiper çdo detyrim”, tha Berisha

Kryeministri Berisha siguroi sipermarresit per mbajtjen e taksave ne nivel te ulet, duke qene se sipas tij, kjo eshte rruga me e drejte per te rritur prodhimin dhe punesimin.

“Tradita jne eshte dialogu konstasnt, ka nje gje qe nuk pranojme ne, rritjen e taksave. Ate nuk e pranojme ne”, theksoi Kryeministri.

Reagimi i Ramës

Pak minuta pas deklaratave te Kryeministrit ne kete takim ka ardhur edhe reagimi i kryetarit socialist Edi Rama ne rrjetin social Twitter.

“Takimet e Kryeministrit me biznesin jane farsa me e madhe brenda farses mediatike te qeverise.Takohen dhunuesit me te dhunuarit e shtiren reciprokisht. Biznesi mezi pret t’i shpetoje dhunes se perditshme te kesaj qeverie. Ne 23 qershor ne u kthejme sipermarresve lirine, dinjitetin, konkurrencen”, thuhet ne reagimin e Rames ne Twitter.

Top Channel