A ka arritur lidhja mes Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth në vijën e finishit? Gjasat janë që po. Megjithatë, një burim i afërt me çfitin ka thënë për mediat amerikane se gjërat nuk janë plotësisht e zezë mbi të bardhë.
“Po, lidhja e tyre thuajse ka marrë fund. Por mos u çudisni nëse një ditë ata rikthehen bashkë”, ka thënë burimi në kushte anonimati.
Sipas portalit Yahoo, çifti ka vendosur distancë, pasi të dy protagonistët dëshironin të qëndronin larg njëri-tjetrit, për të zbuluar atë që donin të bënin për të ardhmen.
Hemsworth, 23 vjeç, ndodhet aktualisht në Australi me familjen e tij duke menduar për lidhjen, e cila ka habitur fansat se si ka arritur në këtë pikë. Por shenjat kanë qenë aty.
Herën e fundit që dy aktorët e “The Last Song” u fotografuan bashkë ishin në Kostarika, teksa festonin të lumtur në një plazh ditëlindjen e Liam, më 13 janar.
Pas këtyre pushimeve, foto të tyre bashkë nuk ka pasur më. Madje, Hemsworth është parë të shkojë i vetëm në disa festa të zhvilluara në Los Anxhelos, ku në njërën prej tyre ka flirtuar me aktoren angleze Emma Watson.
Nga ana tjeter, duket se edhe deklarata e Cyrus për revistën “Cosmopolitan”, se Liam për të ishte gjithçka dhe vinte para karierës, ka qenë vetëm një farsë.
Top Channel