Shira mbërrin edhe në Tiranë

13/03/2013 00:00

Një sërë pikturash, të përzgjedhura ndër punët e krijuara nga piktori
Arben Shira gjatë karrierës së tij 22-vjeçare jane paraqitur per
publikun ne ekspoziten e tij vetjake ne Tirane, e cila çeli dyert ne
Muzeun Historik Kombetar diten e marte. 

Shira jeton dhe punon prej vitesh ne Itali ku edhe eshte diplomuar ne Akademine e Arteve ne Bari ne vitin 1995.

Ne kuadrot e Shires gjen nje shumellojshmeri subjektesh te marra me se tepermi nga perditshmeria  me te bukurat dhe te shemtuarat e saj. Tablo te jetes ne fshat, ku shpalosen emocionet njerezore, portrete te krijuara  me realizem qe te kujtojne deri diku stilin e piktoreve shqiptare te para viteve 90-te, por edhe natyra te qeta, fruta apo objekte te perdorimit te perditshem.

Gjithesecila prej pikturave rrefen per evolimin artistik te autorit ne periudha te ndryshme te karrieres se tij dhe paraqet nje kuadro te gjere elementesh, te cilet ne teresi sjellin per publikun nje botekuptim te plote te krijimtarise se Shires. Ekspozita do te qendroje hapur per publikun deri me date 16 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA