Dita e Verës, aktivitete në Tiranë

13/03/2013 00:00

Si çdo vit, në qytete të ndryshme të Shqipërisë, data 14 Mars do të
shndërrohet në një ditë festimesh me rastin e Ditës së Verës.

Edhe Bashkia e Tiranës, në një nismë e cila është kthyer tashmë në traditë, ka përgatitur një program të detajuar festimesh për të dëfryer njerëzit që pritet të mbushin rrugët qendrore të kryeqytetit.

Nder aktivitetet e tjera te organizuara mund te permendet shfaqja e cirkut te Tiranes me premieren e tyre te fundit, lojera popullore me animatorë te specializuar per te gjitha grupmoshat, si dhe nje shfaqje e Teatrit te Metropolit prane Lulishtes ku ndodhen bustet e vellezerve Frasheri.

Edhe ne Parkun e Liqenit, nje vend shetitjeje per shume prej atyre qe dalin te festojne Diten e Veres do te kete aktivitete te ndryshme organizuar nga qendra kulturore Robert Radoja, ku perfshihet nje spektakel me valle popullore dhe nje festival dj-sh.

Top Channel