Berisha: Lehtësim biznesit

13/03/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha u kërkoi anëtarëve të kabinetit “të shohin me
lupë”, siç tha ai, çdo mundësi që lehtëson biznesin nga barra
burokratike administrative. Sipas Kryeministrit Berisha sa më i lirë të
jetë biznesi, aq më shumë mundësi do të ketë ai për të rritur prodhimin.

Kryeministri thote se pas paketes per lehtesimin fiskal te biznesit, qe do t’í kushtoje buxhetit rreth 200 milione euro, heqja e cdo pengese per biznesin eshte nje mase qe ndihmon rritjen ekonomike dhe punesimin.

“Ne duhet te bejme gjithcka te krijojme vende pune kudo ku ato mund te krijohen. Jane mundesi shume te medha, por nga mundesite me te medha ekzistojne ne bujqesi. Cili mund te imagjinoje se vetem nga gjethet e ferrave nje djale i ri ne Delvine arrin te fitoje ne vit 100 mije euro? Pra vertet duhet te perpiqemi ne te gjitha menyrat”, tha Berisha.

Qeveria miratoi edhe rregulloren per zbatimin e ndryshimeve te ligjit te Urbanistikes, per te cilin eshte kerkuar miratim me procedure te pershpejtuar nga parlamenti. Perveçse u njeh pronareve shperblim te njejte ne cdo pjese te parceles se ndertimit, pavaressht nese ajo eshte pallat, lulishte apo parkim, ligji shkurton ne menyre drastike kohen per marrjen e nje leje ndertimi.

“Nga 399 dite qe rendonin mbi supet tuaja per te marre nje leje ndertimi, qe ishte modeli i trete me i korruptuar i planetit, se nuk te grabit tjetri vetem me para, por edhe me kohe, kalohet ne nje standard te shkelqyer 45 dite me sanksionimin e parimit heshtja eshte miratim”, theksoi Berisha.

TAP, Berisha: Do përmbushim të gjitha detyrimet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA