Rihanna pozon “topless”, por me pantallona

12/03/2013 00:00

Nëna e kishte qortuar për një foto të sajën ku kishte pozuar vetëm me reçipeta dhe pa mbathje e për këtë arsye Rihanna ka vënë mend.

Në pozën e radhës në Instagram, këngëtarja e famshme ka pozuar pa reçipeta, por me pantallonat veshur.

Ndërsa në fotot e tjera të postuara nga një mike, 25-vjeçarja shihet me një fustan të bardhë të shkurtër.



Rihanna e nis keq turin botëror

Turi botëror i Rihanna nuk ka nisur ashtu siç duhet. Këngëtarja dha koncertin e parë ditën e premte, por anuloi koncertin e ditës së dielë në Boston për shkak të një laringiti.

Këngëtarja 25-vjeçare u këshillua nga mjekët të mos performonte para publikut të shumtë në numër në TD Garden dhe në Twitter Rihhana kërkoi falje:

“Boston, kjo është shumë e vështirë për mua! Keni pritur shumë për këtë koncert dhe më vjen shumë keq që ju zhgënjeva. Nuk dua kurrë të zhgënjej njerëzit që më mbështesin gjithmonë. Më vjen shumë turp! Faleminderit për urimet!”

Nuk dihet nëse Rihanna do të jetë në gjendje të këndojë në koncertin e radhës, ditën e martë në Baltimore.  

Top Channel