Ministria e Drejtësisë paraqiti të hënën paketën e re të ndryshimeve në
Kodin Penal, ku propozohen masat më të ashpra që ka patur ndonjëherë
ligji shqiptar për disa lloje krimesh që vazhdojnë të trondisin
shoqërinë shqiptare.

Gjate debateve juridike pritet që në Kodin Penal të ndryshojnë 41 nene, ku bie në sy ashpërsimi ndaj vrasjes së punonjësit të policisë, vrasjes për gjakmarrje, vrasje në famije dhe armëmbajtjes pa leje.

“Sulmi ndaj forcave të policisë duke vënë në rrezik jetën e efektivëve të policisë apo duke i vrarë ata, trondit sigurinë publike, ndaj edhe ne do të japim përgjigje më të qartë ndaj krimit. Përgjigjja jonë ndaj krimit që prek policin, vjen në këtë paketë me mesazhin e qartë: kushdo që vret një efektiv policie nuk mund të ketë ndëshkim më pak se 38 vjet burg, kushdo që vret policin do të ketë burg përjetë, pa të drejtë lirimi me kusht”, tha ministri i Drejtesise, Eduard Halimi.

Rritja e denimit duke llogaritur minimalen 38 vjet dhe maksimalen burg i përjetshëm është edhe për vrasjen për gjakmarrje.

“Edhe pse një dukuri në rënie, gjakmarrja, ky rit i papranueshëm për shoqërinë shqiptare vazhdon të ekzistojë në Shqipëri, ndaj edhe përgjigjja jonë ndaj të gjithë atyre që në mendjen e tyre kriminale synojnë të vrasin për gjakmarrje do të jetë e qartë, dënimi për ta nuk mund të jetë më pak se 38 vjet dhe dënimi për ta do të jetë burg i përjetshëm”, theksoi Halimi.

Gjate diskutimeve, ministri i Brendshem Flamur Noka theksoi se kjo eshte nje pergjigje ndaj situates.

“Ministria e Brendshme e ka konsideruar dhe e konsideron ndërhyrjen për saktësimin e ashpërsimin e masave të dënimit, si një reagim energjik dhe efikas të shtetit, që do të ketë ndikim të menjëhershëm në parandalimin e veprave penale dhe gjithashtu në uljen e tyre. Këto masa mundësojnë siguri në punën e policisë dhe efektivave të saj në fitoren e betejës ndaj krimit, këto masa ofrojnë rritjen e sigurisë së qytetarit, ofrojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së tij dhe natyrshëm ndikojnë në forcimin e rendit publik dhe të gjithë komponentëve të tij”, tha Noka.

Megjithate sipas gjyqtareve pervec ashpersimit te Kodit Penal e rendesishme eshte edhe trajnim i njerezve te drejtesise, ndersa per Prokurorine duhet pare mundesia qe per shumicen e veprave penale, ku perfshihet vrasja te hiqet mundesia qe i jepet te pandehurit per gjykim te shkurtuar.

Top Channel