Dita e 18-të e tubimit para Kryeministrisë/ Procedohen penalisht 23 protestues, penguan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë në kryeqytet Pakujdesia në një proces rutinë të pastrimit dhe remontit të depozitave
me naftë, për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi në Ballsh. Ngjarja ndodhi
rreth orës 09:30 minuta në Uzinën e Përpunimit të Naftës, ku një
depozitë nentokesore në repartin 11/ 4 shpërtheu duke lënë të plagosur 3
punonjës manovratore të kompanisë ARMO.
Qemal Hoxhallari nga Ballshi, Perparim Beqiraj nga fshati Kalenje dhe Nezir Mucaj janë lënduar nga shpërthimi i fuqishëm. Hoxhallari dhe Mucaj janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të fierit, ndërsa 35 vjecari ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Ballshit.
Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën por 2 kolegët e tij janë në gjëndje kritike. Pasi moren ndihmen e pare mjekesore ne spitalin e Fierit, Hoxhallari dhe Mucaj u dërguan në Spitalin Ushtarak rreth mesdites.
Kompania ARMO ndërkohë nuk ka dhënë ende një version zyrtar për shkaqet e shpërthimit. Policia e Fierit deklaroi nga ana e saj se po heton për shkaqet e zjarrit. Shpërthime të tilla në Uzinën e Ballshit nuk janë të rralla. rreth vitit 2004 ka ndodhur një shpërthim i ngjashëm më këtë të mëngjesit të së shtunës.
Top Channel