Psy: Prindërit janë krenarë për mua

09/03/2013 16:10

Prindërit e Psy janë shumë krenarë me djalin e tyre pasi me këngën ‘Gangnam Style’ ai është bërë koreani më i famshëm në planet.

Kjo këngë është videoja më e klikuar në Youtube dhe kërcimi është kopjuar nga shumë artistë të famshëm në të gjithë botën që pas daljes së saj.

“Prindërit e mi janë krenarë për mua. Babai im është shumë i lumtur dhe më thotë se tashmë jam më i famshëm se Ban Ki-Moon, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara”, thekson Psy për ‘The Sun’.

“Është e sigurtë se tashmë jam unë koreani më i njohur në planet”, shton Psy.

Top Channel